Përshëndetje e ngrohtë e Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit pas takimit

Takimi i sotëm i nënkryetarëve të LDK’së, si duket ka qenë shpresëdhënës, pasiqë të tillë janë parë edhe zyrtarët e kësaj partie që morën pjesë.

Fillimisht, Agim Veliu u pa me shumë disponim para nisjes së takimit, teksa ju tha gazetarëve, ‘pushoni more pak’, pastaj edhe përshëndetja e qeshur në mes të nënkryetarëve të LDK’së Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit.

Haziri dhe Osmani u përshëndeten me dy gishta, dhe të qeshur, teksa kjo e fundit hip në veturë dhe largohet ndërsa Haziri jep deklaratë para gazetarëve se çka folën në takim.

Kujtojmë, Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se koalicioni me Vetëvendosjen do të funksionojë vetëm nëse partia e tij udhëheqë Kuvendin ndërsa VV’ja qeverinë.

“Parimi është kështu, që Vetëvendosja ta udhëheq Qeverinë, ndërsa LDK’ja Kuvendin”, tha Haziri, sot pas takimit me nënkryetarët e partisë së tij.