Plaçkitet një argjendari në Suharekë – plagoset një polic

Sot gjatë ditës një plaçkitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë.

Klan Kosova përmes burimeve mëson se një polic ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Klankosova.tv e ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata rreth këtij rasti dhe është në pritje të konfirmimit.