Policia arreston 7 persona në Ferizaj, u hasën duke luajtur bixhoz

Sot, në orët e hershme të mëgjesit në ora 03:10, Policia Rajonale e Ferizajt gjatë patrullimit ka hasur në një lokal në rrugën ‘’Ilir Konushevci’’ në Ferizaj ku dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.

Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, kanë reaguar dhe aty kanë hasur shtatë (7) persona duke luajtur bixhoz.

Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur 248 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 3 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit nga policët e Njësisë  së  Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ për procedura të mëtejme hetimore.