Policia bastis dy kafiteri në Pejë, arrestohen 2 persona

Në dy kafiteri, në qytetin e Pejës po zhvillohet aksion policor të shtunën në orët e mbrëmjes.

Zëdhënësi për informim në policinë rajonale në Pejë, Driton Rugova, për IndeksOnline, ka thënë se ky aksion po kryhet me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë.

Aty janë asrrestuar 2 persona.

“Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë janë bastisur dy kafiteri në qytetin e Pejës. Si rezultat i saj i kësaj janë arrestuar 2 persona.”, tha Rugova.