Policia jep detaje për vdekjen e të miturit në kanalin e Ibër-Lepencit

Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin e vdekjes së të miturit që ka rënë dje në kanalin e Ibër-Lepencit në lagjen Vaganicë të Mitrovicës.

Në raportin 24 orësh thuhet se trupi i pajetë së pari ishte vërejtur nga një person, më pas në vendngjarje ishin dalë njësitet policore.

“Zjarrfikësit dhe vullnetaret e fshatit të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë, rreth një kilometër larg vendi ku dyshohej se viktima mashkull kosovar i mitur ka rene në kanal”.

“Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.