Policia jep detaje për vrasjen në Pejë

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.

Dyshohet se burri e ka vrarë gruan e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, rreth orës 08:15.

Rugova bëri të ditur se i dyshuari për aktin tashmë është arrestuar.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha ai .

Lini një Përgjigje