Policia kontrollon 57 qendra masazhi në Kosovë, ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të madh nëpër qendra të masazhit ku ka arrestuar 6 persona të dyshuar për përfshierje në prostitucion.

Policia ka inspektuar 57 qendra të masazhit dhe janë inicuar dy raste për përfshierje në veprat penale “mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe “ofrim i lokaleve për prostitucion”.

6 persona janë arrestuar në këtë aksion, 2 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

Nga inspektorët janë mbyllur 14 lokale dhe janë shqiptuar gjoba për parregullësitë.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë legjitimuar 107 (njëqind e shtatë) persona (96 femra, dy të mitura dhe 11 meshkuj). Nga personat e legjitimuar, me shtetësi të huaj janë hasur 19 (nëntëmbëdhjetë) nga Shqipëria, 4 (katër) nga Tajlanda dhe 1 (një) nga Rumania. Shtetaset e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe Huaj e PK-së.

Kjo është komunikata e plotë:

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj) ka hartuar planin operativ i cili me datë 15 dhe 16 mars 2022 është zbatuar duke realizuar kontrolle në qendra të ndryshme të masazheve. Hetuesit policorë nga DHTQNj këtë plan e kanë realizuar në bashkëpunim me inspektorë të MTI-së dhe me ATK-në.

Gjatë realizimit të operacionit janë kontrolluar/inspektuar 57 (pesëdhjetë e shtatë) qendra masazhi. Janë iniciuar dy raste për përfshirje të të dyshuarve në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, prej tyre dy janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë me aktvendim të prokurorit.

Nga inspektorët kompetentë janë mbyllur 14 lokale dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.