Policia me vetura “muskuloze” në autostradë (Video)

Me vetura civile dhe luksoze, Policia e Kosovës po patrullon në Autostradën “Arbër Xhaferi”.

Njësiti i autostradave, po i përdorë këto vetura për të ndjekur shkelësit e ligjit, transmeton KlanKosova.

Këto patrullime i kanë befasuar edhe qytetarët, e sidomos mërgimtarët.

Policët që janë pjesë e këtij njësiti, kanë treguar se ka pasur raste kur kanë ndaluar shoferë që ngisnin veturën me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë.