Prokuroria jep detaje për arrestimin e Molliqajt

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj sot është arrestuar nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Kosovës, pasi nuk i është përgjigjur ftesave rreth dyshimit për pjesëmarrje në protestën për lirimin e Albin Kurtit në vitin 2015.

Periskopi ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka i cili bëri të ditur se Molliqaj për momentin është në intervistim.

‘’Ka pasë kërkesë për paraqitje në Prokurori, nuk është lajmëruar. Prandaj Prokurori ka kërkuar urdhërarrest, gjykata e ka lëshuar dhe sot është duke u zbatuar. Sot e kanë sjellë Policia në Prokurori. Tani është në intervistë. Ende nuk është liruar. Prokurori i rastit e vlerëson cka do të ndodh më tutje’’, ka thënë Beka.

Ndërsa Partia Socialdemokrate ka kërkuar lirimin e mënjëhershëm të tij.