Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Tetë raste të reja të të infektuarve me COVID-19 janë konfirmuar së fundi nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj kohe nuk është raportuar për të vdekur, ndërsa janë shëruar 14 persona.

Tani për tani numri i rasteve aktive me koronavirus është 314.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.

Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.398 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 0 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.

Në total numri i rasteve aktive është 314.