Qeveria e re do të votohet të shtunën?! – Cilët janë skenarët e VV-së për ta ndalur këtë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

E pyetur nga gazetari se po flitet që ditën e shtunë pritet të hidhet në votim qeveria e re, se çka do të ndërmarrin ata, Haxhiu ka thënë se për veprimet e tyre do të vendoset në organet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zyrtarja e lartë e VV-së ka theksuar se po tentohet të grabitet pushteti në Kosovë.

“Ata po duan që ta bëjnë një qeveri shpejt e shpejt. Nuk e kanë legjitimitetin qytetar. Duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. E rëndësishme është që po duan grabisin pushtetin. Se çka do të bëjmë ne është herët të flasim për këtë, pasi që edhe gjendja është e tillë, si pasojë e pandemisë COVID-19. Se si do të sillemi, do të vendosin organet e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu.