Qeveria miraton amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet

Qeveria e Kosovës ka miratuar amandamentin për nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tani ky amandament do t’i dërgohet Kuvendit.Pas kësaj pritet që Kryesia e Kuvendit të caktojë seancën për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje.