Rama thotë se nuk e quajti Mustafën tinëzak

Pas intervistës që dha sonte në Televizionin 7, mediat raportuan se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka drejtuar akuza edhe ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafa, lidhur me Shengenin Rajonal.

Mediat raportuan se Rama e quajti Mustafën është tinëzak dhe pro Shengenit Rajonal.

Kjo bëri që të reagojë kreu i LDK-së, Mustafa.

Por Rama më pas reagoi duke thënë se nuk e ka quajtur tinëzak Mustafën e as nuk ka menduar ta quan të tillë.

“@IsaMustafaKS ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as kam menduar të të quaj “tinëzak”! Ashtu sikundër nuk kam thënë që është folur për “miniShengenin” në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë..”, ka shkruar Rama në Twitter.