Reagon Hashim Thaçi pas aktakuzës nga Specialja

Ka reaguar për të parën herë presidenti Hashim Thaçi pas paralajmërimit të aktakuzës ndaj tij dhe nëntë udhëheqësve tjerë të UÇK-së.

Ai në Facebook-un e tij e ka vendosur një emblemë të vogël të UÇK-së e cila shtrihet mbi një prapavijë të zezë që në qoshet e saj lë edhe pjesë të ndriçuara.

Duket se kjo fotografi është e montazhuar nga stafi i tij.

Thaçi dje vendosi që të kthehej në Kosovë nga Washingtoni ku kishte shkuar që ta prezantonte Kosovën në diskutimet historike me palën serbe dhe me ndërmjetësimin e administratës amerikane.

Ai u kthye pasi u paralajmërua një aktakuzë e rëndë ndaj tij, Kadri Veselit dhe tetë të tjerëve për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.