Reagon Shaqiri pas shpalljes kampion bote për klube me Liverpool

Fitorja e Liverpoolit në Kupën e Botës për Klube ka ngjallur reagime të shumta, një prej tyre edhe nga futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri.

‘The Reds’ kanë arritur të triumfojnë me rezultat 1:0 ndaj Flamengos në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube, që u zhvillua në Khalifa International Stadium Doha të Katarit.

Në këtë ndeshje të fituar nga Liverpool me golin e vetën në këtë takim final të shënuar në minutën e 99’të nga sulmuesi brazilian, Roberto Firmino, për disa minuta luajti edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili zëvendësoi Mohamed Salahn.

Ky titull i fituar e ka lumturuar djaloshin nga Gjilani, i cili ka reaguar pas ndeshjes në rrjetet sociale.

‘Kampion i Botës për Klube. Ne jemi Liverpooli’, ka shkruar Shaqiri në postimin e tij ku kishte të bashkangjitur një fotografi.

Shaqiri njihet si lojtar që fiton tituj, pasi ka fituar edhe një Ligë të Kampionëve me Bayern Munichut, përveç kësaj të fundit me Liverpoolin. /gazetametro.net