Real Madridi pëson humbje nga Real Betis

Real Betis e ka mposhtur Real Madridin në kuadër të javës së 27-të në La Liga me rezultat 2:1.

Golin e parë e ka shënuar futbollisti Sidnei në minutën e 40-të.

Ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, gjiganti spanjoll arriti ta barazojë rezultatin përmes Karim Benzema.

Mirëpo ishte vendimtari Crsitian Tello ai që shënoi në minutën e 82-të kështu duke e rikthyer epërsinë për Real Betis.