Rikthehet festivali shqiptar që mbledh gjithë VIP-at

Do të nisin shumë shpejt “Netët e klipit shqiptar”, festivali që na kishte munguar prej 3 vitesh. Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Netët e Klipit Shqiptar” në Facebook.
Në lajmërim njoftohet se këtë vit do jetë protagoniste edhe Arjola Shehu e cila shfaqet me Petri Bozon në fotot e postuara.
“Netët e klipit shqiptar” u mbajt për herë të fundit në vitin 2016 ku fituese u shpall Rozana Radi me këngën “Për me pas një roze”.
“Miq, rikthehet Festivali “Netet e klipit shqiptar” edicioni i 16-te
Ne 8 jave, ju do te keni mundesine te ndiqni klipet e zgjedhura nga nje juri profesioniste…
Fituesit do te shpallen ne nje mbremje Gala, qe do te mbledhe te gjithe artistet ne qytetin e mrekullueshem te Ulqinit.
Ne i kemi ndezur motorret…Nisim shume shpejt!
Arjola Shehu do te jete kete vit protagonistja e Festivalit”.