Rikthehet Liga e Kampionëve

0
259

Gara më e fortë në botë për klube, UEFA Champions League, rikthehet këtë javë dhe javën tjetër, përkatësisht 13, 14, 20 dhe 21 shkurt , pas një pauze prej më shumë se një muaj e gjysmë. Pra, këtë javë dhe javën tjetër nis faza eliminatore (1/8 e finales) e Ligës së Kampionëve.

Nesër mbrëma, duke filluar nga ora 20:45 do të zhvillohen dy ndeshje:

Basel-Manchester City dhe 

Juventus- Totenham

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ndeshjes në mes Juventusit dhe Totenhemit, e cila pritet të jetë një ndeshje mjaft e mirë. Kjo për faktin se, të dyja skuadrat janë në formë të mirë, madje Totenhemi është në formë të shkëlqyer.

Ndërsa, pasnesër mbrëma, duke filluar nga ora 20:45 zhvillohen po ashtu dy ndeshje:

Real Madrid- Paris Saint Germain

Porto-Liverpool

Superndeshja, e cila lirisht mund të quhet si “finale” e Ligës së Kampionëve është ajo në mes të Real Madridit dhe PSG-së.

Mediat spanjolle ditë më parë  kanë bërë me dije se thuajse të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen e kthimit, pasi e para do të luhet në “Bernabeu”.

Kurse, Klubi francez ka bërë me dije se nuk ka më bileta në shitje, ndërsa në tregun e zi ato mund të arrijnë shifrën deri në 14 mijë euro. Për të parë nga afër yjet e botës në “Parc de Prince”, pritet të bëhen çmenduri.

Ndërkaq, javën tjetër,  të martën më 20 shkurt , duke filluar nga ora 20:45 do të përballen:

Bayern-Besiktas

Chelsea- Barcelona

Ndeshje më interesante pritet të jetë në mes të Chelsea-t dhe Barcelonës, e cila ka ngjallur vëmendje kur janë ndeshur në mes vete këto dy klube, që nga koha kur Mourinho ishte trajner i Chelsea-t dhe Guardiola trajner i Barcelonës.

Të mërkurën më 21 shkurt, duke filluar nga ora 20:45 do të luajnë:

Shakhtar Donetsk- Roma

Sevilla- Manchester United

Ndeshje më interesante pritet të jetë ndeshja në mes Sevillës dhe Manchester Unitedit, pasi që klubi spanjoll luan një futboll të hapur, kurse Manchester United me trajner Mourinho mundohet të luaj një futboll të mbyllur dhe me kundërsulme.