Rizvanolli: Vitin tjetër Telekomit do ti ndahen rreth 13 milion euro

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, pas vizitës në Telekomin e Kosovës tha se për këtë vit kjo ndërmarrje do të ndihmohet me 1 milion euro, për të përballuar investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës.

Sipas saj Telekomit vitin e ardhshëm do ti ndahen 13 milion euro.

“Për periudhën e menjëhershme jemi duke shikuar mundësi që të ndihmojmë Telekomin për të përballura investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës në vlerë prej rreth 1 milion euro. Ndërsa sa i përket vitit tjetër po flasim për një shumë prej 13 milion euro, për së paku 13 milion euro për migrimin në kodin telefonit të Kosovës nga ai i Monakos, si dhe modernizimin e rrjetit” tha ajo.