Roma dhe Milan i ndajnë pikët (Video)

Roma dhe Milan i kanë ndarë pikët në javën e 22-të në Serie A, pasi barazuan 1-1 në Olimpico.
Rosonerët kaluan të parët në epërsi me anë të Krzysztof Piatek në minutën e 26-të, ku ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Roma arriti t’i barazonte shifrat në 1-1, ku golin e shënoi Nicolo Zaniolo (46’).
Pas xhiros së 22-të, Milani gjendet në vendin e katërt me 36 pikë, një më shumë se Roma në të pestin.

https://www.youtube.com/watch?v=lBhlzaveteA