Rrahje mes shtatë personave në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje masive që ka ndodhur ditën e enjte në Obiliq.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Pas një mosmarrëveshje janë përfshire në një rrahje shtatë meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin, njëri nga të përfshirët në rrahje ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.