Rrokulliset një traktor në Podujevë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të mërkurën pasdite në Podujevë.

Një person që po drejtonte traktorin, ka humbur kontrollin ndaj tij dhe ka dalë nga rruga.

Sipas Policisë, traktori është rrokullisur, ndërsa drejtuesi i traktorit ka humbur jetën.