Salah: Fitore e mrekullueshme, e dimë çfarë duhet për të fituar Premier Ligën

Mohamed Salah rrëmbeu skenën e “Old Traffort” me tregolëshin e tij në fitoren e thellë 0-5 të Liverpoolit ndaj Manchester United.

Ai është i pari lojtar i “The Reds” që realizon tri herë më një ndeshje të vetme në shtëpinë e United që nga viti 1936.

“Mendoj se është e mrekullueshme të fitosh 5-0 këtu. E dinim para ndeshjes se do të ishte e vështirë nëse nuk do të luanim lojën tonë. E dinim që ata do të përpiqeshin të jepnin gjithçka, kështu që ne duhej të jepnim 100%. Ne thjesht u përpoqëm të luanim futbollin tonë. E bëmë këtë dhe patëm fat që shënuam.

Për sa kohë që skuadra vazhdon të fitojë, jam i lumtur dhe do të jap maksimumin që skuadra të ketë sukses.

Ne e dimë se çfarë duhet për të fituar Premier League-n, ia dolëm edhe dy vite më parë. Morëm një fitore të madhe këtu, por janë vetëm tri pikë.

Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje të fitojmë titullin. Duhet të luajmë për të fituar gjithçka.

Pas pjesës së parë po flisnim në dhomën e zhveshjes për të vazhduar dhe për të shënuar sa më shumë që të mundeshim”.