Shqipëria merr një pikë në Islandë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me barazim kampanjën e Ligës së Kombeve në edicionin e ri.

“Kuqezinjtë” nuk kanë arritur më shumë se një barazim kundër Islandës në Rejkjavik.

Taulant Seferi ia dha avantazhin Shqipërisë në minutën e 30-të të takimit me një gol nga afërsia.

Megjithatë, epërsia e Shqipërisë ra në start të fraksionit të dytë të lojës. Islanda barazoi shifrat në minutën e 48-të me anë të mesfushorit Thorsteinsson.

Me këtë barazim, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në Grupin 2 të Ligës B me një pikë.

Islanda merr kryesimin e grupit me dy pikë në dy takime.