Samarxhiq: Nëse dorëzohemi për veriun e Kosovës, na ik e gjithë Serbia

Profesori i fakultetit të shkencave politike në Serbi, Slobodan Samarxhiq, ka thënë se në rast se Serbia dorëzohet për veriun e Republikës së Kosovës, atëherë ka rrezik që të humb edhe të gjithë territorin e shtetit.

Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për ‘Sputnik’, duke folur kundër pavarësisë së Kosovës, e duke e cilësuar ndërhyrjen e trupave të NATO-së për të ndalë gjenocidin serb në Kosovë, si agresion.

Sipas tij, derisa Serbia nuk ka nënshkruar asgjë me Kosovën, atëherë asgjë nuk mund të konsiderohet e përfunduar.

‘Për sa kohë Serbia nuk nënshkruan, asgjë s’ka përfunduar. Nuk ka ende një nënshkrim ku iu thuhet atyre se Kosova është e juaja”, ka potencuar ai.

Në këtë intervistë Samaraxhiq ka folur edhe për vendimin e Kosovës për taksë ndaj produkteve të Serbisë, duke thënë se për një gjë të tillë Prishtina e ka përkrahjen e Amerikës.