Sami Lushtaku kandidat i PDK-së për Kryetar të Skënderajt

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se Sami Lushtaku do të jetë kandidat i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Skënderajt.

“Është qëndrim i degës së PDK që Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune dhe kjo çështje është direkte e kandidatit që e propozon dega nëse e pranon ose jo”.

“Lushtaku do të jetë në garë për të qenë Kryetar i Skënderajt”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj në Rubikon ka bërë thirrje ndaj qytetarëve të Skënderajt dhe Drenasit që të mos përçahen.

“Apeli im është qëndroni të bashkuar, mbështeteni PDK-në. Ftoj drenicakët që të mos bien pre e përpjekjeve të ndryshme që dikush t’i përçajë”.

Ai ka theksuar në Rubikon se Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci nuk i kanë raportet aq keq sa thuhet sipas tij.