Scholz beson se Kurti dhe Vuçiqi së shpejti do ta nënshkruajnë propozimin e BE-së

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka pritur sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku Scholz ka thënë se beson që së shpejti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të nënshkruajnë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.