Së shpejti, filmi “Dasma e maleve”

Shtëpia filmike “Artlali” ka filluar realizimin e filmit “DASMA E MALEVE, me skenar dhe regji të aktorit, Ganimet Bytyqi, i njohur për publikun si “LALUSHI”, shkruan Fokusi.info.

Në një prononcim për Fokusi.info, Ganimet Bytyqi tha se filmi bazohet në ngjarje të vërtetë dhe pasqyrohet me emocione e skena interesante, ku përveç aktorëve: Arton Mazreku ,Ganimet Bytyqi, Ismet Krasniqi, Valmir Zogaj, Rrezart Bardiqi Atdhe Mustafa,  luajnë edhe aktor nga Shqipëria dhe Kosova, tha Bytyqi.

Filmi pritet të përfundojë në tetor të këtij viti, tha Bytyqi, i cili i ftoi edhe kompanitë e mëdha që ta përkrahin  realizimin e këtij projekti./Fokusi.info/