Sërish tërmet në rajon, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

Para pak çastesh janë ndier lëkundje të tokës në Kosovë.

Tërmeti është regjistruar edhe në faqen botërore ku publikohen të dhënat për lëkundjet e tokës.

Magnituda e tërmetit është 5.0, ndërsa epiqendra e tij është Gostivar të Maqedonisë Veriore.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Serbi, Bullgari, Mal të Zi, Shqipëri.