SHBA ngre pikëpyetje të reja për origjinën e Covid: Tre studiues në Wuhan u infektuan që në nëntor të vitit 2019

Tre studiues nga Instituti i Virologjisë në Wuhan të Kinës u sëmurën që në nëntor 2019, sipas një raporti të zbuluar më parë nga Inteligjenca Amerikane, gjatë kohës që Trump ishte në detyrë. Detajet e raportimit shkojnë përtej një fakti të thjeshtë të Departamentit të Shtetit, lëshuar gjatë ditëve të fundit të administratës Trump, e cila shprehej se disa studiues në një laborator për studimin e koronavirusit dhe patogjenëve të tjerë, u sëmurën në vjeshtën e 2019 “me simptoma në përputhje me të dy llojet e Covid-19 dhe sëmundje të zakonshme sezonale”.

Zbulimi i numrit të studiuesve të infektuar, koha e sëmundjes të tyre dhe vizitat që ata bënë në spital, vijnë në prag të një takimi të organit vendimmarrës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili pritet të diskutojë fazën tjetër të një hetimi mbi origjinën e Covid-19 , raporton WSJ.

Zyrtarët aktualë dhe ish-të njohur me Inteligjencën Amerikane, në lidhje me studiuesit e laboratorit në Wuhan shprehën pikëpamje të ndryshme. Njëri prej tyre tha që ai u sigurua nga një partner ndërkombëtar dhe ishte potencialisht me rëndësi, por ende kishte nevojë për hetime të mëtejshme dhe vërtetime shtesë në lidhje me origjinën e Covid. Një tjetër e përshkroi informacionin e Inteligjencës Amerikane si mjaft me rëndësi.

Theksojmë se shumë virologë besojnë se në nëntor të vitit 2019, Covid filloi të përhapej për herë të parë në Wuhan, por Pekini vazhdimisht ka pohuar se rasti i parë i konfirmuar ishte një burrë që u sëmur më 8 dhjetor 2019.

Burimi: marketwatch.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania