Shefi i kabinetit të Veliut akuzon Vjosa Osmanin e Haxhi Avdylin se kanë hyrë në agjendën e VV-së

Shefi i kabinetit të Agim Veliut, njëherit zyrtar i LDK-së, Bajram Gecaj, ka akuzuar Vjosa Osmanin e Haxhi Avdylin se kanë hyrë në agjendë të Vetëvendosjes.

Madje ai ka thënë se për këtë çështje, këta dy persona po i akuzojnë të tjerët.

“Dikush në këtë mes definitivisht e ka “mizën pas veshi”, ka shkruar atje.

Postimi i plotë:

Personalisht, vetëm LDK-në e shoh parti të mirë. Tjerat, pa dallim, i shoh si parti që, në sistemin tonë elektoral, na imponohen si partnerë potencial. Në anën tjetër, disa individë, të cilët “këmbë e krye” kanë hyrë në axhendë të një partie rivale, akuzojnë tjerët për të njëjtën. Dikush në këtë mes definitivisht e ka “mizën pas veshi”!