Shfaqja e rasteve të para me Omicron, MSH bën thirrje për vaksinim

Pas shfaqjes së rasteve të para të variantit Omicron në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një thirrje për qytetarët.

MSH-ja ju bënë thirrje qytetarëve të vaksinohen pasi që vaksinimi kundër COVID-19, është mënyra e vetme dhe efektive për tu mbrojtur nga ky virus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë imuniteti i krijuar nga infektimi me virusin COVID-19, mund të mos jetë i mjaftueshëm për tu mbrojtur nga ri-infektimi.

Në kuadër të kësaj qytetarëve iu bë thirrje edhe për respektimin e masave në fuqi për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

“Imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi, prandaj vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga COVID-19. MSh u bënë thirrje që t’i zbatoni masat në fuqi dhe të të vaksinoheni”, thuhet në postimin e MSH-së në Facebook.