Shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës – vëmendja Barcelona – Napoli

Pas shortit të Ligës së Kampionëve për fazën e 1/8 së finales, është hedhur edhe ai në Ligën e Evropës.

Skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre për duelet që do të luhen nga mesi i muajit shkurt.

E gjithë vëmendja është tek përballja mes Barcelonës dhe Napolit, e cila pritet të jetë tejet interesante.

Ndër takimet tjera interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Rangersit.

Përballjet e plota:

Sevilla – Dinamo Zagreb

Atalanta vs Olympiacos

Leipzig vs Real Sociedad

Barcelona – Napoli

Zenit – Real Betis

Dortmund – Rangers

Sheriff – Braga

Porto – Lazio.

Finalja do të luhet më 18 maj të vitit të ardhshëm në Sevillë.