Argjentina kualifikohet në finale, mposht Kroacinë

Ka përfunduar ndeshja mes Argjentinës dhe Kroacisë, që u zhvillua nga ora 20:00.

Argjentina ka mposhtur Kroacinë me rezultat 3-0, kështu duke siguruar finalen e Kupës së Botës.

Golat për argjentinasit i shënuan: Lionel Messi në minutën e 35 nga penalltia shënoj golin e parë, më pas Julian Alvarez, thelloj rezultatin në minutën e 38-të dhe 69-të.

Lionel Messi është një hap më afër për të qenë argjentinasi i parë që ka fituar trofeun e Kupës së Botës që nga Maradona në 1986.

Argjentina në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Maroko- Francë.