Shpërthen një granatë dore në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 06:00 të mëngjesit brenda një lokalit në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë”.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se mjeti i cili ka shpërthyer është një granatë dore.