Shqipëria në shtëpi dy herë e ka mposhtur Çekinë

Në ora 20:45 në “Air Albania”, Shqipëria do ta pret Çekinë.

Ndeshja e sontme kundër çekëve, llogaritet të jetë një nga më vendimtaret.

Në rast fitoreje, ekipi i Sylvinhos do të bënte një hap të madh drejt kualifikimit në “EURO 2024”.

Por, cilat janë përballjet direkte në shtëpi të Shqipërisë me Çekinë?

Loja që luhet sonte në “Air Albania” është e katërta mes dyjave.

Shqipëria ka fituar dy herë me rezultat 3:2 dhe 2:1, ndërkaq në njërën “Kuqezinjtë” janë mposhtur 0:2.