Shqipëria publikon formacionin zyrtar ndaj Moldavisë

Shqipëria sot nga ora 18:00 do të ndeshet me Moldavinë në njërën nga dy “finalet” e mbetura në kuadër të kualifikimeve të “Euro 2024”.

Kuqezinjve iu duhet vetëm një pikë nga ky takim në mënyrë që të kualifikohet në Kampionat Evropian për herë të dytë në histori të kombëtares.

Tashmë është zbuluar formacioni startues i Shqipërisë për sfidën e sotme.

Konfirmohet në portë titullar Etrit Berisha, i cili u shfaq i jashtëzakonshëm edhe në sfidën e fundit në Serinë A, në fitoren 0-1 të Empolit në fushën e Napolit.

Rikthehet në formacion në qendër të mbrojtjes Ardian Ismajli, i cili mungoi për arsye dëmtimi ndaj Çekisë. E zëvendësoi në mënyrë të përkryer Arlind Ajeti, që, fatkeqësisht, s’është në këtë grumbullim për arsye fizike.