“S’ka përparim pa lirimin e 3 policëve”, Rama reagon pas takimit Kurti-Vuçiq

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve të ditës së sotme të Kurtit dhe Vuçiq me përfaqësuesin e BE në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se nuk mund të ketë asnjë centimetër përparim nëse 3 policët e arrestuar nuk kthehen shëndoshë e mirë nga Serbia.