Spektakli me shtatë gola i takon Cityt, Real Madridi shpreson në duelin e kthimit

Manchester City e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit. “Qytetarët” kanë fituar 4:3 spektaklin në stadiumin “Etihad”.

Kevin De Bruyne dhe Gabriel Jesus i dhuruan avantazhin fillimisht Cityt në minutat 2 dhe 11, shkruan Demokracia.com.

Karim Benzema ngushtoi shifrat në minutën e 33-të, ndërsa Phil Foden në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 53-të riktheu avantazhin prej dy golave.

Dy minuta më vonë në skenë doli braziliani, Vinicius Junior që sërish e ngushtoi epërsinë e Cityt në 3:2.

16 minuta para fundit të përballjes, Bernardo Silva me një supergol e “dridhi” portën e “mbretërve”.

Mirëpo, Los Blancos nuk u dorëzuan, duke arritur edhe golin e tretë me anë të top sulmuesit, Karim Benzema nga pika e bardhë e penalltisë, i cili realizoi në stilin “panenka”.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në “Santiago Bernabeu” në Madrid pas një jave.