Sveçla nënshkruan marrëveshjen: Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare

Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë bërë me pika të përbashkëta të kalimit kufitar.

Pas marrëveshjes me Shqipërinë, Qeveria e Kosovës ka arritur që të njëjtën marrëveshje për “shkrirjen” e pikave kufitare në një të përbashkët ta realizojë edhe me Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Han i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë-Jazhincë”, tha ministri Sveçla.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së qpersonave dhe automjeteve. Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, tha Sveçla.