Tadiq: Vuçiq ka rrethana më të mira për ta zgjidhur çështjen e Kosovës

Ish-presidenti serb Boris Tadiq thotë se Aleksandar Vuçiq ka rrethana më të mira për të zgjidhur problemin e Kosovës sesa ka pasur ai, Zoran Gjingjiq dhe Vojilslav Koshtunica.

Sipas tij, SHBA tani është shumë më fleksibile dhe pranon një marrëveshje reciproke midis dy palëve.

Ai tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se “qëndrimi i Amerikës ndaj Kosovës është transformuar në dekadat e fundit”, transmeton Klan Kosova.