Tahiri thumbon Kurtin: Serbia nuk e ka besuar se qeveria e VV-së do t’i zbatoj marrëveshjet e Brukselit

Ish-kryenegociatorja kosovare për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ani pse gjendet për pushime në Itali, ka gjet kohë ta ngacmojë pak Lëvizjen Vetëvendosje.

Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se provokimet destabilizuese nga Serbia po vijnë pasi që Qeveria e VV-së po i zbaton marrëveshjet e Brukselit.

Madje ajo tha se as votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë besuar që marrëveshjet e Brukselit janë bërë mbi parimin e reciprocitetit.

“Serbia nuk e ka besuar se qeveria e Vv do ti zbatoj marreveshjet e Brukselit prandaj po reagon me provokime destabilizuese. Por as votuesit e Vv nuk e kane besuar, tani jane bindur qe marreveshjet e Brukselit i kemi bere mbi parimin e reciprocitetit…”, shkroi Tahiri.

Kujtojmë, se Bislimi në një intervistë që e zhvilloi një orë më parë në televizionin publik tha se Tahiri “ka rënë në kurth” kur ka nënshkruar një dokument për energjinë në Bruksel.

Sipas Bislimit, Tahiri ra në kurth kur nënshkroi dokument ku thuhej se cdo pasuri në Kosovë i takon Serbisë.