Tasholli për akuzat e Kurtit: Me këtë mendësi rrezikohen seriozisht raportet me ndërkombëtarët

Njohësi i çështjeve politike në vend, Ismail Tasholli, konsideron se përdorja e Presidentit si mjet për ta sulmuar NATO-n është marrëzia më e madhe.

Si reagim ndaj akuzave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se presidenti Hashim Thaçi në cilësinë e kryeministrit në vitin 2013, kishte bërë një letërkëmbim me ish-sekretarin e NATO-s Andresfogh Rassmussen ku ishte zotuar se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të Kosovës pa lejen e NATO-s. E që Kurti e ka cilësuar këtë si marrëveshje sekrete.

Ndërkaq Tasholli të gjithë këtë e quan mendësi aventuriere të politikëbërjes.

Përdorja e Presidentit si mjet për ta sulmuar NATO-n është marrëzia më e madhe politike kosovare.

Duhet t’i iket mendësisë aventuriere të politikëbërjes dhe ta kuptojmë se tash është koha e përgjegjësive shtetërore.

Duhet të dalim nga kurthi i interesantes, për të kaluar në rrafshin e interesit shtetëror. Në të kundërtën, rrezikohen seriozisht raportet mes Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë – që ishin garancia e lirisë sonë dhe bashkautorët e krijimit dhe ndërtimit të shtetit tonë.

Postimi i plotë