Të premten mund të në nënshkruani peticionin për TRUST-in në Vushtrri

Në sheshin kryesor të Vushtrrisë të premten të gjithë qytetarët e kësaj komune prej orës 11:00 mund të nënshkruajnë peticionin për tërheqjen e 30% nga TRUST-i, ka bërë të ditur Adnan Jashari për VushtrriaPress.

Peticioni po nënshkruhet nga numër i madh i qytetarëve në të gjitha qytetet e Kosovës.

Adnan Jashari, si përfaqësues i grupit të qytetarëve “Pro Tërheqjes 30 % të Trustit” dhe përfaqësues i nismës ligjore për Projektligjin për Trustin, sot në Kuvendin e Kosovës në zyrën për ankesa dhe parashtesa ka dorëzuar njoftimin për fillimin e Nismës Legjislative nga qytetarët PËR PROJEKTLIGJIN PËR PLOTËSIM NDRYSHIMIN E LIGJIT NR 04/L-101 PËR FONDET PENSIONALE TË KOSOVËS, I PLOTËSUAR DHE NDRYSHUAR ME LIGJIN NR 04/L-115 ME LIGJIN NR 05/L-116.