Thaçi kalon kohë me studentët e Fakultetit Juridik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se sot ka kaluar kohë me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Ai tha se biseduan për të ardhmen, historinë, drejtësinë, mirëqenien dhe fqinjësinë e mirë.

“Në ajrin e pastër të Kosovës, sot kalova kohë me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”. Biseduam për të ardhmen, historinë, drejtësinë, mirëqenien dhe fqinjësinë e mirë. HTH”, tha ai.