Thaçi: Vendimin për mandatarin e kam nënshkruar – pres që Kurti ta pranojë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimin për mandatarin për kryeministër e ka nënshkruar dhe se shpreson që kryetari i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti ta pranojë atë.

Kështu ka thënë ai para gazetarëve duke shtuar se Kosova nuk do të mbetet e bllokuar edhe shumë gjatë, njofton Klan Kosova.