Theret me thikë një person në një fushë sportive në Ferizaj

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohen se kanë therur me thikë një 26 vjeçar në një fushë sportive në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi.

“Ka ndodhur një therje me thikë në Ferizaj, në një fushë sportive, të lënduarit i është dhënë ndihma e parë në Ferizaj dhe më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë”.

Ndërsa ai njofton se Policia e Kosovës është duke u marrë ende me rastin.