Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therrur me thikë në orët e mbrëmjes në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Asktualisht nuk dihen motivet e këtij incidenti që la të lënduar një person.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus merr vesh se tashmë viktima është dërguar për tretman mjekësor, por nuk dihet se si është gjendja e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore dhe po hetojnë rastin, por deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar.