“Thërret Prizreni, mori Shkodër”, festa e kuqezinjve në dhomat e zhveshjes

Shqipëria ka marrë një tjetër fitore në “Air Albania”, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Bullgarinë në miqësore.

Pas ndeshjes futbollistët dhe stafi iu janë drejtuar dhomave të zhveshjes për të festuar triufmin.

Në video shihet Asani duke kënduar së bashku me Ylber Ramadanin dhe Taulant Seferin këngën: Thërret Prizreni, mori Shkodër.

Përveç këngëve, ata ja kanë marrë edhe valleve.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale vihen re futbollistët e Kombëtares kuqezi të kapur dorë për dorë. Ata këndojnë dhe kërcejnë njëkohësisht.

“Gjermania o mor vllazën, nuk është si përpara”, janë fjalët që këndohen nga futbollistët e Silvinjos.