Sulmohet gjyqtari i ndeshjes në Prizren

Klubi Futbollistik “Opoja” nuk ka kaluar shumë mirë në ndeshjen e sotme, në kuadër të Ligës së dytë të Kosovës, Grupi A, ku në javën e 22-të është përballur me KF “Vëllazëria” të Zhurit.

Sherri kishte plasur pas një penalltie, kur një lojtar i Opojës e sulmon referin e më pas e sulmojnë edhe disa lojtarë të tjerë opojanë, pas të cilit veprim vjen edhe ndëshkimi.

Në  stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ishte Opoja ajo që po udhëheqte me rezultatin 1:0, për t’u barazuar më pas 1:1.

Por, kah fundi i ndeshjes, referi ka dhënë sinjal drejt pikës së bardhë, pas një kundërvajtjeje të shkaktuar nga futbollistët opojanë, gjë që zhurjanët e shfrytëzuan për të kaluar në avantazh, ku edhe plasi sherri, për shkak të të cilit opojanët ndëshkohen me tre kartuçë të kuqë dhe me humbje kundrejt zhurjanëve. /Radio Sharri – Dragash/